Loading...

Dy persona që prezantoheshin si miq të Emiljano Shullazit, në mënyrë që tu bënin presion një biznesmeni për ti marrë 10 mijë euro, janë dërguar në gjykatë si të pandehur.

[sgmb id=”1″]

Dy persona që prezantoheshin si miq të Emiljano Shullazit, në mënyrë që tu bënin presion një biznesmeni për ti marrë 10 mijë euro, janë dërguar në gjykatë si të pandehur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se i pandehuri Altin Vasili në kërcënimet dhe shantazhet që i bënte me sms biznesmenit të xhamave Piro.B., prezantohej me mbiemrin e rremë Altin Shullazi.

Këtë skenar ai e kryente me qëllim për ti dhënë një sinjal biznesmenit të xhamave se ishte kushëri i Emiljano Shullazit dhe për pasojë Piro.B., duket të paguante shumën prej 10 mijë euro. Në rast të kundërt, biznesmeni dhe familja e tij do kishte probleme në vazhdim, probleme këto që do shkonin deri në ekzekutimin e anëtarëve të familjes.

Mirëpo të gjitha veprimet kriminale të pandehurit Altin Vasili dhe bashkëpunëtorit të tij Durim Dervishi, të dy nga fshati Bërxullë, janë përgjuar dhe survejuar nga policia dhe prokuroria, e cila në datën 17 mars 2017 urdhëroi arrestimin e dy personave të mësipërm.

Tashmë prej një jave dosja me nr 111 në ngarkim të tyre i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Krimeve të Rënda. Akuza ndaj të pandehurve është ajo e “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com