[sgmb id=”1″]
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetasit e mëposhtëm për vjedhje në bashkëpunim:
** Leonard Poçi, 30 vjeç, banues në Ksamil,
** Elton Doko, 35 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtyre dy shtetasve, pasi më datë 28.06.2017, në lagjen Nr.2 Sarandë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një aparat cellular të llojit “Samsung-Galaxy J-7”, në pronësi të shtetasit F.F., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 i Kodit Penal.