Loading...

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT DREJTUES MADHOR HAKI ÇAKO, PRITI NË TAKIM DELEGACIONIN E POLICISË ITALIANE…

[sgmb id=”1″]

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, priti në takim delegacionin e Policisë Italiane të kryesuar nga Zv/Drejtori i Policisë Italiane dhe njëkohësisht Drejtori i Policisë Kriminale Prefekti Antonio CUFALO, Drejtori i Shërbimeve të Përgjithshme në Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane SCIP Kolonel Carlo Verdiglione (në mungesë të Drejtorit Gjeneral Capoluongo i cili ndodhet jashtë Italisë), Kolonel Joselito Minuto Komandant i Forcave aero-detare të Guardia di Finanza.

Në këtë takim ishin prezent edhe: Prof. Carmine Gambardella, President i Qendrës BENECON, Carlo D’Achille, Team Leader i PAMECA V; Giovanni Conti Eksperti për Sigurinë dhe Drejtor i Zyrës UCI Albania, Interforze; Luca De Paolis Komandant i Nuklit NUFROM; Ferdinando Rucco, Specialist i UCI Albania, Andrea Pacifici Specialist i UCI Albania.

Gjithashtu në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo.

Qëllimi i takimit :

  • Vijimësia e zbatimit të Protokollit Operativ për Fluturimet ajrore që kanë filluar më 15 maj 2017.
  • Memorandumi i bashkëpunimit për patrullimet e përbashkëta gjatë sezonit turistik.
  • Protokolli i bashkëpunimit për luftën kundër terrorizmit dhe trafiqet e paligjshme.

Çako: Është e qartë se raportet e shkëlqyera të Policisë Shqiptare me Policinë Italiane, tashmë janë të konsoliduara.
Prej disa kohësh ky bashkëpunim është konkretizuar dhe qartësuar, një bashkëpunim i cili ka synuar dhe konsistuar në realizimin me sukses të prioriteteve dhe objektivave të përbashkëta të dy Policive.

Për realizimin e këtyre është e domosdoshme një koordinim, një bashkëpunim dhe një ndërthurje e veprimeve Policore të Policisë Shqiptare dhe Italiane.

Dhe në këtë kuadër prej vitesh Autoriteti i Policisë Italiane në Shqipëri ka qenë jo vetëm prezent por edhe aktiv.

Prezencë e cila ka ndërthurur bashkëveprimin në luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, organizimit dhe goditjes së grupeve kriminale , të kapjes së personave në kërkim por edhe të luftës kundër radikalizmit dhe terrorrizmit.

Prej kohësh zyra ndërlidhëse e Interforzës në Shqipëri bashkëpunon në kohë reale dhe të shpejtë me Autoritetet Policore Shqiptare në shkëmbimin e informacionit, në kryerjen e operacioneve të përbashkëta por edhe në koordinimin dhe në suportimin e të gjitha veprimeve policore dhe proceduriale penale.

Më lejoni ta konsideroj si një suport shumë të fuqishëm të Policisë Shqiptare , Interforzën këtu por edhe drejtimin e saj sa profesional aq edhe të unifikuar në qëndrimet policore me Policinë Shqiptare.

Po kështu mund të themi se e suksesshme dhe e jashtëzakonshme ka qenë bashkëpunimi dhe koordinimi edhe me Guardia di Finanza në të gjitha aspektet.

Kolonel De Polis besoj është bërë tashmë një nga ne, në komunikimin dhe kontaktet e drejtpërdrejta të operacioneve nga toka, nga deti dhe nga ajri.
Sot ne mund të krenohemi që pothuajse të gjitha operacionet ndahen dhe bashkëveprohet në mënyrë të menjëhershme.

Kontributi i Autoriteteve Italiane nuk mund të kuptohet ndryshe pa dhe suportin dhe mbështetjen e PAMECA 5 , që tashmë ka filluar projektet më të rëndësishme të rritjes së kapaciteteve policore Shqiptare.

Më lejoni të shpreh edhe këtu vlerësimet e mia të jashtëzakonshme për profesionalizmin por edhe interesin e Dr. D’Achille për implementimin e PAMECA-s 5 por edhe koordinimi me Bashkimin Europian për të gjitha aspektet në suportimin e Policisë Shqiptare.

Dr. Butinin që është një ideatorët kryesore të nxitjes së këtyre marrëdhënieve, edhe projektin e IPA 2013 i cili mbështetet nga Ministria e Brendshme Italiane. Një projekt i cili është specifik në aspektin e luftës kundër drogërave dhe të trafiqeve të paligjshme .

Të vendosur gjeografikisht në një pozicion të cilin jemi të bashkërenduar në luftë kundër trafikimit normal që kontrolli i detit, ka qenë dhe mbetet një nga objektivat kryesore të Policisë Shqiptare sidimos në menaxhimin e kufijve.

Dhe në këtë prezencë kuptohet që prezenca e ekspertit të Policisë Italiane ka dhënë efektin e vetë në shkëmbimin në kohë rekord të informacioneve.

Për ne është mëse e qartë që lufta kundër drogërave, trafikimit dhe trafiqeve në tërësi por edhe krimit të organizuar vazhdon të mbetet një nga prioritetet kryesore.

Ne falenderojmë pa masë predispozicionin e treguar nga Autoritetet Italiane për fillimin në kohë shumë më të shpejtë të monitorimit të fluturimeve prej nga data 15 Maj.
Ashtu sikurse mund të themi që efekti është i jashtëzakonshëm por edhe rezultate janë të jashtëzakonshme krahasuar me vitet e tjera në monitorimin dhe në parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Janë ndërthurur një sërë faktorësh por nuk mund të lëmë pa përmendur efektin e monitorimit por edhe kontributin e jashtëzakonshëm Qendres se Ekselencës BENECON qe eshte edhe komponenti shkencor i misionit te fluturimeve .

Falë masave të jashtëzakonshme që ka marrë Policia Shqiptare në tërësi, por edhe një plan i veprimit të Qeverisë Shqiptare për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike rezultati i deritanishëm është shumë impresionues dhe i jashtëzakonshëm.

Ne vazhdojmë të besojmë se në saj të bashkëpunimit tonë intesiv do të bëhet i mundur minimizimi por edhe goditja e fuqishme ndaj të gjithë grupeve kriminale që tentojnë të trafikojnë në drejtim të Italisë dhe të vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Kemi shumë fusha të përbashkëta bashkëpunimi, kemi dhe shumë projekte por edhe protokolle të përbashkëta bashkëpunimi, për të qenë prezent me njëri- tjetrin, për të qenë në një front të përbashkët në luftë kundër të gjithë paligjshmërive.

Jam shumë i bindur që bashkëpunimi ynë i shkëlqyer deri më tani do të vazhdojë dhe do të jetë shumë herë më i suksesshëm .

Zv/Drejtori i Policisë Italiane dhe njëkohësisht Drejtori i Policisë Kriminale Prefekti Antonio CUFALO ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, për gatishmërinë, seriozitetin, besueshmërinë dhe profesionalizmin e treguar çka ka sjellë një bashkëpunimin mjaft të shkëlqyer mes dy Policive.

CUFALO: Keni mbështetjen e plotë të Italisë dhe përgëzime për gjithë punën, përpjekjet dhe rezultatet e arritura nga Policia Shqiptare, si dhe nga bashkëpunimi dypalësh. Jemi të gatshëm dhe të bindur të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim.

Rezultatet flasin qartë dhe si profesionistë kuptojmë se kjo ka ardhur falë punës së shkëlqyer parandaluese dhe goditëse të Policise Shqiptare.

Jemi bashkë në luftë kundër paligjshmërisë dhe Italia mbështet fuqimisht punën e Policisë së Shtetit.

Jemi në ndjekje dhe në vijim të punës së diktuar edhe në takimin e fundit të Ministrave të brendshëm në Romë.

Duam të firmosim sa më parë Memorandumin e Bashkëpunimit për patrullimet e përbashkëta gjatë sezonit turistik.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com