[sgmb id=”1″]
Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim me qytetarët korçarë është shprehu se Edi Rama e pëlqen Korçën vetëm për të shkuar në fundjava për pushime, dhe se asgjë tjetër nuk bëri për të. Basha më tej u shpreh se Niko Peleshi për të bëri dhe një pedonale dhe një kullë vetëm e vetëm për qejfin e Edi Ramës.
“ Diçka e madhe po vendos në Shqipëri. Dhe Korça solli mendjen e vet dhe vulën e vet për Republikën e Re. Sot Republika e vjetër është sprapsur. Kjo ishte fitorja e parë.
Vetëm ditën e sotme janë shkarkuar mbi 12 zyrtarë që kanë shkelur ligjin. Shumë prej tyre do të shkojë për ndjekje penale.
Kushdo që tenton të shkelë të drejtën e qytetareve i pret ndjekja penale. Për 4 vite me radhë keni duruar dhe keni hequr mbi shpinë zullumin e Republikës së vjetër.
Në 4 vite ai zhvati si një lopë për tu mjelur derisa i flaku tutje 2000 biznese. Republika e vjetër mendoi vetëm për vetën e vet.
Edi Ramës i pëlqen të vijë këtu për fundja në Korçë, sepse ai aty ka hotelet, restorante dhe verën e tij të preferuar. Nikua i ka bërë edhe pedonalen e tij të preferuar. Dhe për ti bërë qejfin ai i bëri dhe kullën e tij të preferuar” tha Basha.
blob:https://vid.me/d3b140a2-33d6-46a7-932d-94ed43153c6b