Loading...

Deklarata bombë e kandidatit të PD-së: Nëse Basha humb, ai largohet vetë!

[sgmb id=”1″]

Analisti dhe kandidati i PD-së, në Lezhë, Preç Zogaj ka lëshuar një bombë ditën e sotme teksa ka thënë se kreu i PD-së, Lulzim Basha do të japë dorëheqjen nëse PD-ja pëson disfatë në zgjedhje.

Zogaj, i cili është i katërti në listën e PD-së në Lezhë, i bëri këto deklarata në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku në “Debati në Channel One”.

“Basha dhe lista e tij i ka te gjitha shanset per te fituar, por nese humb, ai do largohet vete”, tha Preç Zogaj në intervistë.

Zoti Zogaj, si i komentoni ju kritikuesit dhe akuzatorët brenda PD ndaj kryetarit Basha, si Jozefina Topalli, Arben Imami e të tjerë?

Unë dhe Sali Berisha jemi dy nga 10 themeluesit e parë të Partisë Demokratike që vazhdojmë të jemi ende në politikë por edhe që kandidojmë për deputetë. Të tjerët, ose nuk jetojnë më si Gramoz Pashko, Azem Hajdari ose janë tërhequr nga politika se Aleksandër Meksi. Në këto 27 vjet kam kuptuar shumë nga politika. Kjo që bënë Topalli dhe Imami ishte një veprim shumë i nxituar dhe një veprim i paprecedentë. Nuk ka një rast në Shqipëri, madje as në Evropë që ditën kur nis fushata elektorale kërkohet shkarkimi I kryetarit të Partisë. Unë mendoj se ata janë nxituar. Nuk lidhet karriera politike vetëm me të qenit deputet ose jo. Unë jam shembulli I kësaj. Kam qenë deputet tre herë por kam dy legjislatura që nuk jam. Madje në zgjedhjet e vitit 2013 bëra dorëheqje si I 9-ti në qarkun e Shkodrës ku isha I sigurtë por u largova për parimet e mia. Njerëzit e pakulturuar në politikë shfaqen menjëherë delirantë. Ne sistem mazhoritar keta nuk do kishin fituar. Por unë dua të shtoj diçka. Kjo që ndodhi me këta kritikuesit nuk ka reflektuar fare në fushatë. Nuk ka ndikim fare dhe njerëzit nuk e shikojnë këtë si një problem.

A ishte kjo një listë që ju e vlerësoni të duhurën?

Lista e kandidatëve është basti i Bashës. E mendon ai se është e tillë dhe i takon atij. Derisa kemi këtë sistem, listën e bën kryetari dhe kjo gjë është e sanksionuar. Kryetari Basha e ka thënë tashmë që një nga pjesët e marrëveshjes është edhe ndryshimi I këtij sistemi. Kjo është hera e fundit që lista e kandidatëve do hartohet nga kryetari. Por lista është e Bashës dhe e thashë edhe më sipër që ajo është basti I tij. Unë as nuk e mohoj e as nuk e pohoj listën. Çdokush mund të hartojë një listë dhe të thotë ky duhet dhe ky jo. Por kjo listë është basti I fituar i Bashës.

Zoti Zogaj, sa ndikon Berisha në vendimet e Bashës sepse ka një perceptim për më tepër edhe akuza që çdo vendim ai e merr nga ndikimi i Berishës?

Kjo nuk është fare e vërtetë. Është inspirim i Partisë Socialiste për të krijuar një perceptim të tillë. Lulzim Basha është produkt i Sali Berishës dhe si i tillë ne nuk mund të presim sjellje të ndryshme dhe koncepte të ndryshme. Basha është një produkt i tij. Nuk mund të pritej që lideri I ri të mos kishte një raport mirënjohje për liderin e mëparshëm.  Në rastin e listës Basha e ka respektuar jo vetëm vendosjen e Berishës në listë por edhe vendosjen e shumë emrave ndaj të cilëve Berisha ka qëndrime pozitive. Është e vërtetë që Basha ka respektuar nje sasi preferencash të tij, por ama hartimi I listës është bërë nga Basha dhe nuk ka vend për dyshime. Hartuesi I listës është vetëm Lulzim Basha. Pastaj nga njohja që kam unë me Berishën ai funksion kështu: Nëse nuk e pyet, nuk të ndërhyn, por ama po e pyetje bëj gati vendimin.

Nëse Partia Demokratike humbet zgjedhjet a duhet të largohet nga drejtimi I partisë Demokratike Lulzim Basha?

Së parti Partia Demokratike do ti fitojë zgjedhjet. Lista është basti I Lulzim Bashës dhe ai e ka menduar këtë gjë. Por nëse PD pëson disfatë dhe këtu ka parasysh humbje të rëndë, jo kalkulime të tjera, Basha do marrë përgjegjësi për rezultatin. Nuk është fare nevoja ti kujtosh dhe kërkosh dorëheqjen. Ai jep dorëheqjen si kryetar.

Si i shikoni ju zgjedhjet për PD?

Partia Demokratike do ti fitojë zgjedhjet. Ajo është e para opozitë  në historinë e Shqipërisë që futet në zgjedhje me bilanc. A e imagjinoni ju që pa realizuar dekrimianalizimin dhe dekanabizimin se si do ishin këto zgjedhje? Sondazhi i djeshëm i IPR MARKETING e nxori 36 për qind. Pra, ditën e intifadës Partia Demokratike tregon rritje dhe merr 36 për qind. Jam i bindur se në ditët e tjera të fushatës de ketë rritje dhe do jemi fitues sepse besoj në programin e Bashës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com