Loading...

De Biasi largohet nga Shqipëria, jep këshillën e fundit për Kombëtaren.

[sgmb id=”1″]

Trajneri De Biasi lajmëroi largimin nga posti i tij disa ditë më parë. Sot, në hotel Plaza, Federata Shqiptare e Futbollit kishte përgatitur një aktivitet për largimin e De Biasit, ku ish-trajneri mbajti një fjalim, si zakonisht, emocionues.

Ai kujtoi ditën e parë kur mbërriti në Shqipëri nga Milano, kur ndiente frikë, kuriozitet e dëshirën e madhe për të punuar për këtë sfidë.

Mbi 2300 ditë ai punoi për rritjen e kësaj skuadre, duke i pasur të gjitha në mendje.

“Nëse Shqipëria do arrijë të luajë me entuziazëm, me kapacitetin për t’u përballur me sfida të reja,  me objektiva të rinovuara, pa u ndier e vetëkënaqur për fitoret, do ecë përpara”,  tha ai duke përmendur shprehjen e heroit tonë kombëtar Skëndërbeu, “Qëndroni të bashkuar dhe askush nuk do ju mposhtë”.

De Biasi falënderoi të gjithë ata që kishin ndarë gëzimin me të dhe momentet e vështira dhe që e kishin mbështetur në këtë përvojë profesionale dhe njerëzore.

Ai shtoi që ishte e mundur që rrugët e tij dhe  kësaj toke të mrekullueshme, siç e quajti, të bashkoheshin një ditë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com