Loading...

Ç’thotë astrologia për Ramën, Bashën e Metën, ja shanset për fitoren nesër.

[sgmb id=”1″]

Astrologia Meri Shehu bazuar në numrat e renditjes në fletën e votimit dhe më pas në shenjat e horoskopit për tre lidërt e partive kryesore, PS, PD dhe LSI ka bërë një parashikim lidhur me mundësinë për fitore në zgjedhjet e nesërme parlamentare.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Klan, astrologia ka bërë këtë parashikim:

Numri 1- LSI, energjia e numrit 1 parashikon fillime të reja, vullnet i fortë, mundësi për rezultat. Duke e analizuat me Metën që është Dash janë pak në vështirësi, vetë Dashët janë në vështirësi, e do ti duhet punë dhe shumë përpjekje që të dalë mirë. Mundësia e 1 është e mirë, pozitive

2-PS, presupozon dualizmin, fuqinë e logjikës, balancën, sjell energji për balancë ose dualizëm. Duke dhënë këtë fitorja i bie të jetë e mirë, por kërkon partneritet, nuk përjashtohet mundësia e koalicionit

6-PD, numër legjendë, ca e kanë fat ,ca frikë, nuk është frikë, shpreh mirësi, dashuri, diplomaci të hollë. Sjell energjinë e diplomacisë, PD me diplomaci do arrijë në një pozicion të këndshëm, nuk përjashtohet koalicion se diplomacia con në marrëveshje.

Sipas shenjave

Meta është Dash. Dashi ka 7 vjecar të vështirë, godet Urani, pra janë në pozicion të vështirë, kanë jupiterin në opozitë dhe kanë fitore jo të sigurt.

Rama, gaforrja. Sot kemi hënë të re në gaforre, por tregon fuqi fituese, ringritëse dhe që merr fuqi të re, Alternuar me numrin 2 fitorja nuk është kaq e qëndrushme, pra do kërkohet koalicion.

Basha, Binjakët. Numri 6 do dalë më mirë nga sa pretendohet, shenja e binjakëve janë të favorizuar këtë vit, jupiteri u jep shanse, diplomacia u përshtatet, numri 6 sjelle energji të çuditshme, do arrijë më mirë nga sa pretendohet.

Fitorja do jetë e njërit, por nuk do jetë kaq e pastër.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com