[sgmb id=”1″]
A nuk do të ishte jeta më e thjeshtë nëse do të vishnim të njejtën gjë për çdo ditë rradhazi? Nuk e kam fjalën në kuptimin e veshjes së uniformës, por në veshjen e rrobave të njejta për çdo ditë. Nga pikëpamja e higjienës, nuk është aspak sanitare të veshim saktësisht çdo ditë rrobat e njejta. Për nga pikëpamja e modës, shumica e njerëzve e konsiderojnë si një dështim apo gabim të madh. Ja dy llojet e veshjeve që nuk duhet t’i vishni dy ditë rresht, por së paku të kenë një ditë ndërmjet.
Sytjenat: por nuk jam e sigurtë nëse femrat e dinë këtë apo jo, por ju nuk duhet të vishni sytjenat e njejta çdo ditë. Sytjenat duhet që së paku për një ditë të pushojnë në mënyrë që të marrin formën sërish. Pas veshjes së sytjenave gjatë gjithë ditës, elasticiteti i tyre shtrihet apo lirohet dhe ka nevojë që të tërhiqet sërish dhe të mblidhet në formën e mëparshme. Nëse ju i vishni çdo ditë, atëherë nuk do të ketë kohë që ata të kthejnë formën e mëparshme dhe të shtrëngohet elasticiteti i tyre. Investoni në sytjena të shumta në mënyrë që të mund t’i ndryshoni më shpesh.
Këpucët: ekzistojnëme miliona njerëz që zotërojnë vetëm një palë këpucë dhe i veshin rregullisht. Megjithatë, është më mirë nëse nuk i vishni këpucët e njejta çdo ditë, ashtu sikur sytjenat edhe këpucëve iu duhet që të rikuperohen njëlloj sikur edhe këmbëve! Duke veshur të njejtat palë këpucësh çdo ditë, ju i bëni presion të vazhdueshëm pjesëve të njejta të këmbëve, sipas Jaleh Hoofar, mjek në pediatri.