[sgmb id=”1″]
Automjeti me kutitë e fshatit Bishan nuk ka shkuar në qendrën e numërimit të votave, por ka përfunduar në spital.
Korrespondentja e Ora News në Vlorë, sqaron se shkak është bërë pasi komisionerët kanë pretenduar se po shoqëronin në spital një prej kolegeve të tyre femër për shkak se ndihej keq.
Denoncimi është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas të cilës synimi ka qenë manipulimi i votave. Tanimë, mjeti me kutitë e votimit është shoqëruar për në qendrën e numërimit të votave në Vlorë.