Loading...

Çfarë po ndodh? Bie KQZ dhe të gjitha faqet e qeverisë, dyshohet për sulm hakerash.

[sgmb id=”1″]

Mbrëmja e sotme është shumë e ngarkuar me informacion, dhe portalet që janë duke përballuar pjesën më të madhe të shpërndarjes së informacioneve janë ato informative dhe disa shtetrore si ai KQZ.

Por prej disa orësh sajti i KQZ-së, www.cec.org.al është bllokuar dhe nuk është më i aksesueshëm. Në sqarimin e saj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se, “nëse klikoni faqen e KQZ, ju bëjmë me dije se ka rënë sistemi i AKSH, dhe po punonjesit e AKSH po punojnë”.

Ndërkohë përveç sajtit të KQZ-së ka rënë edhe sajtet e të gjitha ministrive dhe e kryeministrisë.

Nuk bëhen ende të ditura shkaqet e kësaj situate, por dyshimet më të mëdha janë për një sulm hakerash. Mbetet vetëm të pritet sesa do të zgjasë ky bllokim i sajteve qeveritare dhe ai i KQZ-së.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com