[sgmb id=”1″]
Një shtetas brazilian, i identifikuar si Mauricio Leal, me banim në Vlorë është arrestuar në qytetin bregdetar pasi jo vetëm ka shkelur ligjin por edhe ka kundërshtuar efektivët.
30-vjeçari u arrestua në Radhimë, pasi po drejtonte mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi, dhe nuk i është bindur urdhrit të policëve rrugor për të ndaluar, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.