[sgmb id=”1″]
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një takim me subjektet elektorale, PS, PD dhe LSI në qarkun e Elbasanit.
Zoti Demiraj takoi koordinatorët e subjekteve politike, Edmond Spaho, Taulant Balla dhe Monika Kryemadhi për të dëgjuar pretendimet në lidhje me procesin zgjedhor dhe kërkoi uljen në minimum të tensioneve politike.
Ministri Demiraj udhëzoi Drejtorin Vendor të Policisë së Elbasanit të marrë masa për parandalimin e shit-blerjes së votës, të kontrollit të grupeve kriminale që mund të ndikojnë në procesin elektoral dhe të zbatohet plani i masave për të papriturat.
Forca të përforcuara policie dhe FNSH janë dislokuar në terren.
Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ai ka zhvilluar ditët e fundit në qarqet e Shqipërisë në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor.