[sgmb id=”1″]
Partia e Isa Mustafës dhe ajo e Albin Kurtit po vazhdojnë të shtyhen për vend të dytë. Kështu, në 70 për qind e votave të numëruara nga organizatat të shoqërisë civile e kanë nxjerrë VV-në të dytën, derisa PDK-në të parën. LDK-ja mbetet në vend të tretë.
Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr prej Visar Ymerit por që kandidoi Albin Kurtin për kryeministër në 70 për qind të votave të numëruara është renditur e dytë. E para, sigurt, vazhdon të jetë koalicioni PAN me kryeministër Ramush Haradinaj.
Partia e udhëhequr prej Isa Mustafës me kandidat për kryeministër Avdullah Hoti është renditur e treta në rezultatet e deritashme të numëruara.
Saktësisht, PAN në 70 për qind të votave të numëruara ka 34,2 për qind, VV 26,3 qind derisa LDK 25,8 për qind.