[sgmb id=”1″]
BBC raporton sot në një artikull të saj se tashme trafikun e drogës në Britani e kontrollojnë bandat shqiptare. Sipas BBC, grupet e dhunshme kriminale shqiptare po ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregun e trafikut të drogës në Britanine e Madhe.
Lajmi bazohet te raportimet e fundit qe vijne nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e cila tha se ishte e shqetësuar gjithnjë e më shumë nga ajo që quhet “ndikimi i profilit të lartë te shqiptareve në krimin e organizuar ne Mbretërinë e Bashkuar”.
Vërejtjet janë pjese e vlerësimin vjetor te Agjencise per natyrën dhe shkallën e krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Raporti gjithashtu paralajmëroi për kërcënimin e sulmit krimit kibernetik nga vendet rusisht-folëse.
NCA tha se marzhet e fitimit në tregtinë e drogës mbeten “të konsiderueshme” pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare. Në mesin e atyre që shfaqet si një “kërcënim i rëndësishëm”, ishin banda shqiptare – të cilat Agjencia tha se kane pasur ndikim të veçantë në tregun e kokainës. Zyrtarët thanë se bandat janë karakterizuar nga gatishmëria e tyre për të përdorur dhunë serioze.
Londra është “qendër primare” e tyre, thotë raporti, por ata janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Zëvendës drejtor i përgjithshëm Matthew Horne ka thënë: “Ky është nje grup shume i vogel ne numer, por me nje ndikim shume te madh”.
“Ne kemi parë shfaqjen e dhunës, veçanërisht rreth ushtrimit te tregtisë se drogës, në këtë grup.
” Raporti thote gjithashtu se grupet e krimit serb dhe turk “dominojnë logjistiken detare ne tregun e kokaines”, ndërsa grupet turke dhe pakistaneze “vazhdojnë të dominojnë trafikun e heroinës në Britani të Madhe”. Raporti thotë se korrupsioni në mesin e personelit që punojnë në portet dhe aeroportet ishte një “dobësi kyçe”, qe i le rruge te lire ne veprimet kriminale bandave