Loading...

Bashkëshortja ‘lë në baltë’ Erion Veliajn, çfarë nuk kapën kamerat në qendrën e votimit .

[sgmb id=”1″]

Ndër të parët politikanë që hodhi votën e tij për parlamentin e ri të Shqipërisë ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Siç e do tradita, emrat më të rëndësishëm të politikës shoqërohen në ditë të tilla nga bashkëshortet e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës votoi në qendrën e votimit në shkollën “Fan Noli”, i shoqëruar nga Ajola Xoxa. Votimi i tij u pa nga kamerat televizive, por ajo që bëri përshtypje dhe krijoi konfuzion ishte mos votimi i bashkëshortes së tij.

Ajo qëndroi pas portës duke pritur Veliajn. Nuk dihet nëse kjo është një zgjedhje e saj për të mos votuar apo thjesht emri i Xoxës është i regjistuar në një tjetër qendër votimi.

Ndërkohë Veliaj në fjalën e tij përshëndetëse ka bërë thirrje që të gjithë të shprehin qytetarinë e tyre me votë. Fjalët e tij bien ndesh me veprimin e bashkëshortes, gjithmonë nëse ajo ka vendosur të mos votojë. /Gazeta Express/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com