Loading...

Basha ftesë Ramës nga Vlora: T’u tregojmë bashkë shqiptarëve të vërtetat dhe të pranosh se…

[sgmb id=”1″]

Kryedemokrati Lulzim Basha nga Vlora ka shpalosur programin e PD-së për Shqipërinë dhe shqiptarët, që do të garantojnë një ekonomi në rritje, rritje pensionesh, stazhet për të rinjtë, mundësi për studentët, gjithçka që ka funksionuar në Evropë dhe do të funksionojnë edhe në vendin tonë.

Me tone ironike ai theksoi se kryeministri Rama kërkon një timon lodër, që të luajë vetë edhe njëherë në kurriz të shqiptarëve, e të varfërisë së tyre.

Ai iu drjetua Ramës me një ftesë, duke i kujtuar sërisht përballjen në një debat.

“Edi Ramës i them, e di që s’merr vesh nga ekonomia, jo vetëm se ke injorancë në ekonomia, por se me premtimet ishite sapunin për djathë shqiptarëve. Tani, dil para shqiptarëve në debat, dalim në debat, dhe t’u tregojmë bashkë të vërtetat e dhimbshme të 4 viteve dhe të pranosh, si po e pranon, edhe pse pa zë, se e vetmja zgjidhje është numri 6, është PD, plani im ekonomik, republika që po vjen, rreth të cilës po bashkohen gjithë shqiptarët”- tha Basha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com