Loading...

“Balenat blu” të shoqërisë shqiptare!

[sgmb id=”1″]

Një shqetësim për të gjithë e të gjithë për një shqetësim. Ky është përcaktimi më i përshtatshëm për t’iu dhënë fandaksier konstante që merr përpara si ortek një shoqëri të tërë.

Gjatë një bisede spontane me një çift nga Tirana, mësova se vajza e tyre 8 vjeçare nuk kishte vënë gjumë në sy një natë më parë për të vetmen arsye se kishte dëgjuar kaq shumë të flitej për të famshmen “Balenë blu”, sa i qe bërë e pamundur rehatia gjatë natës. Vogëlushja e gjorë gjatë natës u tregoi prindërve se kishte dëgjuar në shkollë për këtë lojë të rezikshme dhe kishte frikë se mos loja i shfaqej edhe asaj në telefon. Shqetësimi dhe çudia e pazakontë e këtyre prindërve dukej në një kreshendo konstante, e kjo është e kuptueshme.

Në një pikpamje më të gjerë, unë do të pohoja pa asnjë droje, se individët që përjetojnë fëmijërinë e tyre në këtë periudhë kaotike virtualizimi e dixhitalizimi masiv, janë shumë më të sugjestionueshëm se fëmijët e rritur në vitet ’90 apo ’80. është psikozë e përgjithshme që brezat të lavdërojnë e të piedestalizojnë vetveten, duke ulur e përçmuar brezat pasrendës, por nuk është ky rasti të marrim në konsideratë këtë dukuri.

Padyshim fëmijët e sotëm të shtresave të mesve shqipëtare, rritem me më shumë dashuri, kondita, ushqim të bollshëm e cilësor, arsim më koherent e të pa indoktrinuar politikisht, por ka një cen që shkakton goxha hendikap tek këta fëmijë. Pikërisht kontakti i tyre i herëpashershëm me teknologjinë avangarde dhe zbavitjet virtuale që jo rrallë herë ua servirin vetë prindërit për t’i qetësuar teksa grinden e krijojnë rrëmujë.

Do të thoja se ky është precedent mjaft domethënës, për të mos thënë i rrezikshëm, pasi kjo metodë urtimi ngushton individualitetin e personit, nëpërmjet krijimit të varësisë së pashmangshme. U jep fëmijëve të kuptojnë se kur ndizet monitori i kompiuterit ose telefonit, është koha për tu heshtur e mumifikuar në vëmendje. Fatkeqësisht, bazuar në dëshmi nga përditshmëria, meraku më i madh i prindërve meshkuj, shkon deri tek gjinia e fëmijës kur vjen në jetë. Nëse është djal “Amin”, festë e madhe në familje. Por për ta rritur, deri në moshën kur fëmija fillon të perceptojë e të shprehë llafollogjikisht, kujdeset nëna, duke u ezauruar fizikisht, për hir të përkushtimit. Ndërsa kur vjen në jetë një vajzë, kemi plotë raste kur babai është larguar me hidhërim të njëmendtë nga materniteti.

Heshtja, kapitja dhe mumifikimi përball ekranit, fatkeqësisht shfaqet sot, por në një shkallë më të gjerë sesa skena familjare. Kudo në botë ka rënë si virus vdekjeprurës varësia nga një lojë, që për brezin tim, lindur në vitet ’80 konsiderohet me plotë gojën idiotësi. Pasi brezi ynë ka përjetuar një fëmijëri ndryshe. Por përpos përshtypjes së një gjenerate, kjo është një çështjë tejet serioze dhe delikate.

Të luash me psikozën e të vegjëlve dhe më pak të informuarve apo më pak të privilegjuarve është krim. Në forma të ndyshme e specifike parashikohet nga kodi penal. Duke u bazuar këtu, do të theksoja se “Balenat blu”, në shoqërinë shqiptare janë të tipologjive të ndryshme.

Së pari do fokusohesha tek targetgrupi i të lindurve pas viteve 2000. Pasi realiteti për ta gjithashtu nuk është “fushë me lule”. Në një moshë thuajse madhore, ata përpiqen të gjejnë pikat e rëndësishme të referimit në jetë. Në familje dhe në shkollë, këtyre të rinjve u mësohet se familja është qeliza themelore e shoqërisë. Në ambjente të tjera jashtfamiljare, atyre u mësohet se suksesi dhe të ardhurat janë qeliza e mirqënies. Nuk ka rëndësi të madhe asnjë parim bazë si ndershmëria, besnikëria, sakrifica, miqësia etj, për aq kohë sa “në valle” hyn interesi i suksesit dhe parasë.

Mes kësaj grupmoshe dhe asaj që bie vuktimë e “Balenës blu”, mund të vendoset një shenjë barazimi. Të dyja palët janë tejet të influencueshme dhe vulnerabël karshi ndikimeve nga jashtë. Kjo shfaq qartë një individualitet të brishtë dhe një karakter sipërfaqësor, të shit-bleshëm nga dukja e jashtme, makina, motorra, jetë luksose fasadë, pa karakter dhe pritshmëri konkrete nga vetja. Thjesht konsumizëm të ardhurash, energjishë dhe talenti.

E përsëris, të luash me psikozën e të vegjëlve dhe më pak të informuarve apo më pak të privilegjuarve është krim. Në forma të ndyshme e specifike parashikohet nga kodi penal.

A nuk po e kryen shoqëria jonë këtë krim? Duke filluar nga krahinat më të thella të vendit, ku rinia rritet me mendësinë e përfitimeve të shpejta e të shpeshta me anë të narkotrafikur e duke ardhur pranë qendrave më të zhvilluara dhe emancipuara, ku rinia influencohet politikisht në masë të gjerë mediatikisht dhe jo vetëm, të aderojë në organizma militante të një “X” partie, në mënyrë të atillë që të korrë “sukses profesional”. Kjo edhe për hir të përkatësisë dhe nepotizmit që marketohet haptazi.

“Balena blu”, janë ata prindër që nuk dëgjojnë fëmijët, i çekuilibrojnë me llastime, janë ai rreth shoqëror adoleshentësh, me muzikë në celular e me ëndrra gangstërrës të mitur. “Balena blu” është kushdo që përpiqet të të mbushë mendjen se gënjeshta e tij apo e saj është një mundësi konkrete. Foltoret politike janë një trampolinë për në karriget e pushtetit vetëm për ata që qëndrojnë pas tyre.

Ndaj hapni sytë prindër, edukatorë dhe mësues. Keni një detyrë fisnike për të cilën mund të fyeni ose lavdëroheni përzemërsisht një ditë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com