Loading...

Atentati në Vlorë:Policia jep detaje, ja njëri prej autorëve të kapur!

[sgmb id=”1″]

Policia ka reaguar për atentatin e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku mbeti i vrarë Fatjon Sinanaj, 40 vjeç.

Policia thotë se ngjarja ndodhu në lagjen “Partizani” në orën 22:10 dhe ka patur dy autorë. Njëri prej tyre, N.Q. 42 vjeç është kapur.

NJOFTIMI

Rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjekie të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes “Partizani”, shtetasi:

  • N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.

Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit “Beretë”.

Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com