[sgmb id=”1″]
Prapa në vitin 1950, Jerry Pournelle imagjinoi se çfarë do të ishte ekuivalenti i zhdukjes së dinozaurëve për ushtrinë, dhe sot arma me predhë të energjisë kinetike e Pentagonit është një ‘goditje e armatosur meteori’.
Veterani i SHBA-së ishte një hulumtues i operacioneve të Boeing në vitin 1949 pas projektit të Manhatanit dhe i pari që kreu test nuklear në Bashkimin Sovjetik.
Ai imagjinoi një sistem armatimi i cili nuk kishte eksplozivë kimik ose municione, por në vend të tyre shufra të mëdha të nxjerra nga metali i rëndë të cilat do të hidheshin nga lartësi jashtë-orbitale.
New York Times i quajti ato ‘vetëtima të tungstenit’ dhe tha se ato janë në gjendje të shfarosin ndërtesat më të forta të armiqve dhe objektet e fortifikuara, pa asnjë rrëmujë nga pasojat bërthamore.
Armës së imagjinuar nga Pournelle iu dha emri “Projekti Thor”, përderisa të tjerët e quajtën atë “Shufrat e Zotit”, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, hulumtuesit e armëve e quajnë atë “predhat me energji kinetike”, predha këto shumë të shpejta që janë në gjendje të operojnë pa sisteme komplekse dhe që mund të shkatërrojnë çdo gjë.
Një shembull të armëve të tilla të fuqishme të SHBA-së mund ta shihni në videot më poshtë:
https://youtu.be/9PItPL7EZEc
https://youtu.be/9PItPL7EZEc