Loading...

Ami në një rrëfim të veçantë për Joelin: Nuk ngopet dot me…

[sgmb id=”1″]

Joeli, djali i Amit dhe Ermalit, sapo ka kaluar tre vjet e gjysmë, është një fëmijë shumë i gjallë, i rrëmujshëm, por edhe me karakter.

Kjo është e kuptueshme edhe nga postimet që babi dhe mami bëjnë në rrjetet sociale, ndërsa vogëlushi nuk ngopet nga loja dhe nga argëtimi.

Teksa e sheh të rritet ҫdo ditë, Ami është shumë e lumtur që i biri ka filluar të shfaqë tipare të karakterit të vendosur, edhe pse është i rrëmujshëm: “Është i rrëmujshëm, i ngjan Ermalit në këtë pjesë, por unë jam shumë e lumtur, sepse ai është djalë dhe duhet të ketë një karakter të hedhur, duhet të jetë i vendosur në gjërat që do…” – thotë Ami për të birin në një intervistë të fundit për “Tek unë” në InTv.

Edhe pse me natyrën energjike, Joeli bëhet pak i lodhshëm, Ami është e lumtur, sepse mendon se ai do të ketë një karakter të hedhur.

Por me të gjithë mundësitë, të mirat dhe benefitet që u ka ofruar jeta, kur është fjala për Joelin, ashtu si Ermali, edhe Ami ka të njëjtin peng për të birin:

“Keqardhja ime e këtyre viteve me Joelin, është vetëm koha. Për shkak të impenjive që kemi, nuk kemi shumë kohë, aq sa do të donim të kishim, për të kaluar të tre së bashku. Ne mblidhemi në darkë në shtëpi, ndonjëherë në darkë vonë… Ermali, me impenjimet që ka, mund të mos e shohë për disa ditë…” – thotë Ami duke shtuar: “Nëse do të kisha një peng nga të gjitha benefitet, bonuset dhe të mirat që Zoti, fatmirësisht na ka dhënë, është vetëm koha e pakët që po kaloj me djalin.”

Megjithatë Ami thotë se, të paktën, nuk është e vetmja që e ndien këtë faj para fëmijës së saj. Si ajo, edhe shumë prindër që merren me biznes apo prindër në karrierë vuajnë po njëlloj mungesën e kohës për fëmijët e tyre në jetën dinamike.

Edhe në rastet kur Ami me Ermalin “harrohen” në punë, Joeli ka filluar i kërkon edhe në telefon: “Ka filluar na kërkon, sepse ai do vazhdimisht të argëtohet, nuk ngopet, na merr edhe në telefon tani. I ka ngjarë Ermalit për teknologjin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com