[sgmb id=”1″]
Alban Hoxha bëhet gati t’i japë lamtumirën Partizanit, për të realizuar ëndrrën e transferimit në kampionatin Italian të futbollit. Sipas mediave italiane, portieri i cili është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses shqiptare, është shumë pranë firmës me një prej klubeve që u ngjitën në këtë sezon në elitën e futbollit italian.
Bëhet fjalë për SPAL, klubin e qytetit të Ferrarës, të cilin në fillimet e karrierës së tij si trajner, e drejtoi për dy sezone edhe Xhani De Biazi. SPAL është ngjitur në elitën e futbollit italian pas nëj sezoni mbresëlënës në Serinë B, por tani kërkon një portier cilësor, duke llogaritur se nuk ka garancinë se do të mbajë të riun Meret që e kishte në huazim nga Udineze.
Transferimi i Hoxhës, sipas “Calciomercato.it”, është pranë finalizimit për shifrën e 200 mijë eurove. Me sa duket portieri dhe Partizani kanë ulur ndjeshëm pretendimet, pasi një vit më parë, kur atë e kërkonin klubet turke, kërkonin shifra shumë të larta për të mundësuar transferimin.