[sgmb id=”1″]
Administratori i Njësisë Bashkiake Nr.2 në Tiranë Elez Gjoza ka reaguar ashpërkundrejt akuzës së policisë se ai ka regjistruar në mënyrë fiktive për interesta të fushatës elektorale rreth 70 qytetarë në shtëpinë e tij. Përfaqësuesi i LSI-së i ka cilësuar akuzat si qesharake pasi emërimet i kryen kryetari i bashkisë.
Gjoza ka shkuar më tutje duke akuzuar ish-mnistrin e Brendshëm Sajmir Tahiri se është pikërisht ai personi që qëndron pas kësaj shpifje sepse sipas tij ai u terrorizua nga mbështetja e LSI.
“I bëj thirrje ish ministrit të brendshëm që mbolli Shqipërinë me hashash, nuk me tremb dot. Ju duhet të shkoni pas hekurave. Jo unë.”- shtoi Gjoza.