[sgmb id=”1″]
Ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” është bërë sërish temë historia e 57-vjeçares Lumturie Kodra.
Ajo ka akuazuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Amedeo Baci pasi sipas saj e ka mashtruar duke i premtuar lidhje dashurie duke i marrë 15 mijë euro.
“Nuk kam kërkuar miq në “Facebook”. Por duke kërkuar për shkrimtarë, pash dhe Amedeon. U njohëm gradualisht, më tha ‘Zemër, shpirt’. I thash pse nuk vë foton tënde, më tha ‘eja më shi live’. Jemi njohur në vitin 2015.
Erdha në Pogradec për promovimin e librit tim të parë. Atë ditë e kam takuar. Nuk erdhi në Pogradec, shkova unë në Tiranë.
Fjeta tek shtëpia e tij. Ato ditë nuk e lash të fuste dorë në xhep. Kur njoha Amedeon, vija njëherë në 3 muaj në Shqipëri. Çoja për të pako, siç çoja për djalin tim.
Çoja dhe për Edonën, redaktoren. Ajo ishte gjysmë jetime. Nuk isha naive që mos të mendoja se ajo e donte. Nisa të bëhesha xheloze. Ai më siguroi që ‘do jesh e imja’”, -pohoi ajo.
Mes të tjerash Lumturia theksoi se Amedeo Baci i kishte kërkuar që ajo të merrte në Itali një kredi për të blerë një shtëpi në emër të të dyve.
“Më tha ‘merr një kredi në Itali dhe e vëmë shtëpinë në emër të të dyve’.
Ai iku nga shtëpia që kishte, për ne Laprakë, me 50 mijë eurot e shoqes time.Më thotë një shoqja ime që ‘je e sigurt për Amedeon, se duket sikur të ka prishur perëndia mendjen’.
Ajo më tha se të ‘njëjtat fjalë që ti ka thënë dhe ty, mi ka thënë dhe mua’. Ai u thoshte të gjithave mikeve të mia “Dashuria ime, përjetësia ime”.
Donte t’i zhvaste. Amedeos ndenjti 3 javë në Itali. I bëra bukën gati unë, i lash çelësat dhe ika në punë, ndërkohë ai fliste dhe me miken time. Ajo e pyeti se ku ishte, ndërsa ai i tha se ishte në hotel në Norvegji. Buldozeri zhvishej gjysmë lakuriq kur fliste me femra.
Mikja ime e kuptoi dhe më pas i tha: ‘Ske turp, je tek shtëpia e Lumturies’. Më pas kur erdha nga puna ajo më tregoi dhe mesazhet që kishte folur me Amedeon”, -rrëfen Lumturia.