Loading...

Aktori braktis “Portokallinë”, zbulohet shkaku.

[sgmb id=”1″]

Një nga aktorët më të dashur të humorit nuk do ta shohim në vazhdim në skenën e “Portokallisë”. Protagonist prej disa vitesh në spektaklin e humorit, ku ka sjellë dhjetëra role e karaktere, tashmë është larguar.

Erion Isai, të cilin e kemi parë gjithmonë të interpretojë bashkë me Bes Kallakun ka ndërprerë marrëdhëniet me “Portokalli” dhe tashmë do t’i përkushtohet një rruge tjetër.

Burime të “Xing.al” tregojnë se Erion Isai ka vendosur të bëhet pjesë e politikës dhe ky është edhe shkaku i largimit të tij nga Top Channel.

I impenjuar prej disa kohësh në FRESH-in e Kolonjës, Isai i ka dhënë shkëndijat e para të nisjes së kësaj rruge pas një debati me Jul Dedën, i cili kritikonte sipas tij me pa të drejtë Veliajn.

Megjithatë, tani që jemi në fushatë aktori ka dalë hapur, ndërsa ndjek në organizime kandidaten e Partisë Socialiste Elisa Spiropalin.

Fotot e publikuara prej tij në rrjetet sociale, tregojnë qartë se e ardhmja e Erion Isait është në Parlament.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com