[sgmb id=”1″]
Ata u arrestuan nga policia e Leçes në Itali, pasi u kapën në flagrancë me rreth 3 kuintal marijuahë.
Dy prej katër të arrestuarve, Gentian Danaj e Edomond Dalipaj, të dy 39 vjeç, kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim secili.
Ndërsa ndaj dy shqiptarëve të tjerë të arrestuar, Bruno Sotai e Aulon Milo, të dy 29 vjeç, do të procedohet me gjykim të shkurtuar.
Te katert u arrestuan me 12 tetor . Droga e ndarë në 277 paketime, sipas hetuesve italianë, vinte nga Shqipëria, në bordin e një barke e gjatë 6 metra, që drejtohej nga Dalipaj.
kohe mungojne dhe informacionet dhe sherbimi i guides.
Ndërsa, shqiptarët e tjerë prisnin pranë bregdetit me dy makina tip “Seat Ibiza” dhe “Volkswagen Golf”.
Agjentët kishin pritur deri në momentin e ardhjes së skafit, për të arrestuar më pas në flagrancë 4 shqiptarët.
Hetuesit italianë besojnë se nuk është neutralizuar i gjithë rrjeti i trafikut. Dyshohet se skafi i vogël është ngarkuar me sasinë e marijuanës në det, për të mos rrezikuar të gjithë ngarkesën.
https://youtu.be/aFB7VFHiutw