[sgmb id=”1″]
Kendall ka qenë një nga vajzat e veshura më në mënyrë provokuese në “Met Gala”, duke u shfaqur e gjitha me një fustan rrjetë, ku lehtësisht ishin të dallueshme të gjitha format e saj trupore, që i ka perfekte, ashtu siç në fakt duhet t’i ketë një modele si ajo.
Mirëpo, kjo nuk ishte e vetmja gjë që Kendall bëri që sytë e njerëzve të ishin tek ajo. Modelja simpatike ka konfirmuar lidhjen me ASAP Rocky, duke e prezantuar atë të fundit edhe me motrat e saj që ishin prezente në event. Kjo u vu re edhe në dy “selfie” që ka publikuar Kylie, ku ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.