[sgmb id=”1″]
Përfundon mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e listave të kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike.
Mësohet se mbledhja e KQZ është shoqëruar me debate për listën e kandidatëve.
Mbledhja që u zhvillua sot ishte parashikuar të mbahej pasditen e djeshme por u shty për shkak të disa parregullsive në lista.
Në fund të mbledhjes KQZ ka vendosur të shtyje me 24 orë afatin që Partia Demokratike të ketë mundësi të plotësojë listat.
PD ka në lista 95 kandidatë nga 140 që kërkon ligji.