[sgmb id=”1″]
Ka persona të ndryshëm në botë që janë të aftë të lexojnë dorën përmes vijave që ndodhen në pëllëmbë të saj.
Këto vija mund të tregojnë më shumë për të ardhmen dhe madje mund t’ju tregojnë se kur do të dashuroheni apo martoheni.
Që të gjeni moshën sipas vijave, duhet të keni parasysh se vija afër gishtit tuaj të vogël konsiderohet si vija që tregon moshën 50-vjeçare.
Nëse shihni më shumë se një vijë, nuk do të thotë që ju do të keni më shumë se një martesë. Vija e martesës është vija më e gjatë që ndodhet midis vijës së zemrës dhe vijës tek baza e gishtit të vogël. Vijat e shkurtra zakonisht përfaqësojnë një dashuri të vogël, ndërsa vija e gjatë përfaqëson martesën.
Nëse vija ndodhet në mes të këtyre dy linjave, atëherë me shumë mundësi do të martoheni rreth moshës 25- vjeç. Më pas, për të llogaritur moshën, duhet të keni parasysh se sa më afër linjës së zemrës të jetë vija, aq më shumë ulet mosha. Ndërsa sa më afërt linjës tek gishti i vogël , aq më e madhe do të jetë mosha kur ju do të martoheni.
Nëse vija e martesës në fund ndahet në dy vija, do të thotë që do të keni një martesë me probleme. Këtu mund të përfshihen sëmundjet që mund të ketë partneri, apo ndarjen. Nëse kjo vijë vazhdimisht ndahet nga vija të tjera të vogla, do të thotë që do të keni vazhdimisht probleme dhe mund të divorcoheni.
Nëse vija e martesës arrin tek baza e gishtit të vogël, ju nuk do të keni asnjë martesë në jetën tuaj. Vija e martesës tregon se do të keni një martesë të mirë dhe të lumtur në momentin që ajo mund të formojë diçka apo të bashkohet me linjën e fatit dhe të zemrës që ndodhet në dorën tuaj. infoelbasani.al