[sgmb id=”1″]
Në 1965, arkeologët në Kinë zbuluan një shpatë të lashtë dhe shumë ndryshe nga çdo tjetër. Kjo armë e lashtë unike supozohet se i përket kohës rreth 2.500 vite më përpara, dhe çka është më interesante, kur u zbulua ajo ishte akoma e shndritshme dhe e mprehtë.
Tetë karaktere me shkrimin e lashtë kinez që janë gdhendur në teh të shpatës tregojnë se shpata i takon Goujian, Mbreti i shtetit Yue.
Kjo armë unike,u zbulua në një nga 50 varret që u gjetën në Hubei të Kinës.
Arkeologët besojnë se kjo shpatë mahnitëse e bërë nga bakri, kallaji dhe sasi të vogla hekuri tani mund konsiderohet të jetë një thesar shtetëror i Kinës.
Shpata është shfaqur në Muzeun Provincial të Hubei së bashku me shumë objekte të tjera mbresëlënëse.