[sgmb id=”1″]
Zbardhet oferta e ditës së sotme të kryeministrit Rama për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Oferta është bërë në tryezën e Presidentit Nishani për zgjidhjen e krizës politike.
Kështu, burimet thonë se Rama i ka lëshuar Bashës postin e zv/kryeministrit, që aktualisht e mban Niko Peleshi.
Gjithashtu, ai është gati të lëshojë edhe disa ministri për PD-në, pa saktësuar numrin e tyre. Por kryeministri kërkon që zgjedhjet të mbahen në datën kushtetuese, pra më 18 qershor.
Këtë ofertë Basha e ka refuzuar pasi e ka diskutuar me deputetët e PD-së në një mbledhje grupi.