[sgmb id=”1″]
Taulant Xhaka pritet të mos përfshihet në listën e De Biasit për ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës, që Shqipëria e zhvillon kundër Izraelit.
Pas ndeshjes me Italinë, mesfushori i Baselit u largua nga kampi stërvitor duke e kritikuar trajnerin italian.
De Biasi do t’i bëj ftesë Taulantit, nëse ky i fundit kërkon falje publike për gjestin që kishte bërë.
Xhaka atëherë kishte deklaruar se i është bërë e padrejtë dhe do të kthehej të vesh fanellën kuqezi vetëm atëherë kur të mos jetë trajner De Biasi.