Loading...

Vritet i riu shqiptar në mes të rrugës në Athinë.

[sgmb id=”1″]

Është identifikuar viktima e vrasjes së ndodhur mëngjesin e së dielës në mes të rrugës në lagjen e Athinës të njohur si Kipseli. 

Viktima është një 24-vjeçar nga Shqipëria që jetonte në Greqi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga mediat greke.

Prindërit e tij, të cilët banojnë në Shqipëri, raportohet se janë lajmëruar nga departamenti i policisë në Athinë për ngjarjen.

Viktimën e gjeti të përgjakur në mes të rrugës një kalimtar, rreth orës 5 të mëngjesit, në kryqëzimin e rrugëve “Ipolitu” dhe “Patision”. 24-vjeçari kishte plagë në gjoks të shkaktuara nga një send i mprehtë.
Kalimtari thirri menjëherë ambulancën, e cila e transportoi në urgjencë, por i riu e dha frymën e fundit në mjetin transportues.

Departamenti i policisë, i angazhuar me këtë çështje, njofton se motivi duket të jetë vrasje për çështje personale, megjithatë nuk dihet ende cilat janë ato.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com