Loading...

Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur!

[sgmb id=”1″]

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur!

Arrestohen shtetasit:

1- Ideal Rrapaj, 31 vjeç, banues në fshatin Kërkovë, Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Ismail Qemali” duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, pa leje drejtimi përkatës dhe nën efektin e pijeve alkoolike.

2- Ylli Abazaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas u kap në flagrancë në aksin rrugor Vlorë-Nartë duke drejtuar mjetin tip Opel, nën efektin e pijeve alkoolike.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” neni 291 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com