[sgmb id=”1″]
Vlorë Identifikohet nga familjarët trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në Veri të Sazanit në ujë: Ardian Hitaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se personi ka humbur kontaktet me familjarët më datë 11.04.2017, duke peshkuar në Karaburun.
Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Sipas ekspertizës mjeko ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë (det).