[sgmb id=”1″]
Vlora megjithese një qytet bregdetar e me një popullesi të larte duket se vuan ende nga komplekset e integrimit të femres në tregun e punës. Raportet dhe statistikat flasin për nje rritje te nr të femrave të punesuara në qytetin tone krahasuar me vitet e fundit por kjo rritje jo e kenaqshme per nje qytet te madh. Nga te dhenat zyrtare rezulton se te vetmit sektore ku femra sheh mundesine e punesimit ne Vlorë jane fasoneria, call center dhe sektori i sherbimeve, ne kete te fundit me teper punonjese sanitare, ndersa sektori i fasonerise ka nje rol ndikues qe shenon edhe sektorin me punesimin me te larte te femrave ne Vlorë . Pavaresisht shifrave zyrtare te dala nga institucioni i zyres se punes por dhe nga qendra e formimit profesional te cilat raportojne per rritje te interesimit te femrave per tu kualifikuar dhe punesuar, mendohet se ne vlera jo zyrtare punesimi i grave eshte edhe me i larte pavaresisht se ato mund te jene te angazhuara ne pune ne te zeze. Fatkeqesisht ky eshte edhe nje tregues se me teper se rritje e punesimit femra gjendet ende e pambrojtur dhe pa mbeshtetje ne tregun e punes ku lehtesisht abuzohet me te drejtat e saj ne pune. Sipas kreut te zyres rajonale te punesimit ne Vlore. Marjana Cani Industria e fasonerise eshte sektori qe kerkon forcen me te madhe te punes per femrat. perpos veshtiresive qe mbart ky sektor por edhe kategorive te femrave qe jane te predispozuara per te punuar interesimi i tyre eshte i larte. Cani ka pranuar se sektori i fasonerise nuk eshte nje industri qe ofron paga te lakmueshme por prane kesaj zyre interesimi i gjinise femerore eshte i larte. sipas Canit kategoria me problematike per tu adaptuar ne tregun e punes ne Vlore eshte kategoria qe trajtohet me ndihme ekonomike e qe ne momentin qe prej kesaj zyre paraqiten oferta per punesim, refuzohen.
E ndersa flitet per rritje te nivelit te femrave te punesuara nga ana tjeter gjithcka shkon ne sens te kundert per meshkujt te cilet e kane me te veshtire te gjejne nje pune kjo edhe per faktin se meshkujt kane me te veshtire te ushtrojne disa zanate apo profesione. Kjo shpesh here i ve femrat ne rolin e kryefamiljares që do të thotë se ato mbajnë edhe peshën e familjes. Nderkohe qe renditemi nder qytetet ku femra ende nuk shihet si sipermarrese ne mase apo edhe si punëdhënëse apo e vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë.