Loading...

Vlora nderon mjeshtrin e madh të ciklizmit vlonjatin dhe atij kombetar Muharrem Hameti.

[sgmb id=”1″]

Vlora nderon mjeshtrin e madh të ciklizmit vlonjatin dhe atij kombetar Muharrem Hameti. Nje ceremoni qe ka sjelle ne qytetin bregdetar per te garuar sportiste te ciklizimit nga Shkodra ,Durresi,Fieri,Burreli,Vlora e shume qytete te tjera ne nje cirkuit qe ka zgjatur 35 km ,nje kupe me emrin e te madhit Muharrem Hameti. Iniciative e gazetarit sportiv Moisi Dalipi,gjithcka ka startuar fillimisht me garen e cila eshte shtrire me 10 xhiro ne bulevardin kryesor Vlore-Skele,per te vijuar me pas me ndarjen e cmimeve per fituesit,por njekohesishte dhe per te vleresuar dhe nderuar figuren e ciklistit te madh  Muharrem Hameti. Fitues i vendit te pare dhe njekohesisht fitues i kupes, eshte shpallur ciklisti i Vllaznise Bruno Kola,ne vend te dyte eshte renditur .Ballgjini i Teutes,ndersa ne vendin e trete A.Doda i Apolonise .

Me pas gjithcka ka vijuar me ceremonine e ndarjes se cmimeve dhe mirenjohjeve per Muharrem Hametin,nje ceremoni e zhvilluar pikerisht aty ku starton lungomare ne Vlore,ndersa i pranishem edhe presidenti i FSHFC Skender Axhaku,por edhe deputeti Tahir Muhedini,nje nga mbeshtetesit kryesor te sportit te ciklizimit dhe kryetari i bashkise se Vlores Dritan Leli. Kryebashkiaku i Vlores i ka dorezuar Muharrem  Hametit titullin Mirenjohje e qytetit te Vlores per kontributin e tij ne sport,ndersa ky i fundit i ka dhuruar Lelit,fanellen me te cilen ka fituar titullin kampion ne vitin 1972. presidenti i FSHC ka vleresuar rolin e Muharrem Hametit ne rang kombetar dhe ate nderkombetar ne sportin e ciklizimit,nje nga persoinalitetet e ketij sporti qe edhe sot vijon te mbetet nje embleme dhe krenari per shume te rinj,qe jane pjese e cikzlimit,ndersa zoti Tahir Muhedini i ka dhuruar titullin mirenjohje nga FSHC .Mirenjohje ,nje fanele dhe trofeu i vitit 1972 i eshte dhuruar Muharrem  Hametit edhe nga klubi i Partizanit,ndersa vete ky i fundit ka falenderuar te  gjithe ata te cilet u bene pjese e kesaj iniciative dhe njekohesisht duke e nderuar dhe vleresuar ne nje dite te jashtezakonshme ne nje sport qe kerkon padyshim force dhe krenari .Muharrem Hameti mban titullin Mjeshtri i sportit ,ndersa gjate gjithe aktivitetit te tij ne sportin e ciklizimit ka garuar ne rreth 162 gara,duke fituar edhe dy tituj kampion,me Partizanin dhe Flamurtarin. Por Muharrem Hameti ka marre pjese edhe ne dhjetra gara nderkombetare duke ngritur lart emrin e Vlores dhe Shqiperise ne arenen nderkombetare,duke marre vleresime dhe medalje per ate.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com