Loading...

Vijon rrokada në rradhët e policisë së Vlorës!Ja kush largohet nga detyra…

[sgmb id=”1″]

Vijon rrokada në rradhët e policisë së Vlorës , pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të policisë së qarkut Jaeld Cela dhe zv drejtorit, nga posti I shefit të komisariatit të Vlorës është larguar Behar Caka. I cili ka mbajtur këtë detyrë për dy vite me rradhë.

Vlora e konsideruar si një qytet me problematika të shumta në drejtim të rendit dhe sigurisë publike ,aktualisht është lënë nën drejtim totalisht të ri të të gjitha strukturave të saj, duke bërë më të brishtë situatën në qytet. Ndryshimet e herë pas hershme krijojnë destabilitet në rradhët e punonjësve të rendit , e përcjell kjo edhe te qytetarët .

Momentet e levizjeve në rradhët e policisë janë parë gjithnjë si moment dobesie në funksionalitet, situate është reflektuar e tillë edhe në vlorë ku vetëm një ditë pas emerimit të kreut të ri të policisë së Vlorës, një vrasje është shënuar në fshatin Kuç të himarës,ku rrethanat e ngjarjes mbeten ende të pasqaruara.

Aktualisht në qytet situata kërkon vemendje maksimale për shkak të zgjedhjeve qëndrore por edhe menaxhimit të sezonit turistik .

Në dy vitet e fundit menaxhimi i sezonit turistik dhe sitatës së rendit dhe sigurisë publike ka qenë në performancë në rritje. Gja ë 2015-2016 janë goditur 48 grupe kriminale të mirëstrukturuara dhe janë sekuestruar 4.6 ton kanabis sativa. Ndaj strukturat e reja të policisë vendore do të përballen me sfidën e ruajtjes së standarteve të punës se deri tanishmë të bluve të vlorës.

Aktualisht policia e vlorës drejtohet nga Gentjan Shehaj në postin e drejtorit , zv/drejtor Sokrat Gode dhe Gentian Musabelliu në detyrën e shefit të komisariatit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com