[sgmb id=”1″]
I kishin veshur fustan të bardhë e do ta përcjellin nuse drejt banesës së fundit, me një të vërtetë që me sa duket e ka munduar pafund dhe që do ta marrë me vete pa ja rrëfyer askujt, oficerja 23-vjeçare e policisë Peranxhela Shahini.
Familja e saj në Katund Sukth të Durrësit, aty ku kishte lindur dhe ishte rritur ka hapur dyert e mortit, ndërsa britmat e nënës dhe tre motrave dëgjohen deri në rrugë.
Të gjithë i mundon arsyeja që e shtyu 23-vjeçaren të ndërmerrte aktin e rëndë, e mes kujës dhe vajit nëna e saj pyet pambarimisht: “Si nuk më le një amanet. Si nuk më le një letër bija ime?”.
Lotëve dhe dhimbjes së familjarëve iu bashkun këtë mbrëmje dhe koleget më të afërta të Peranxhelës, për të cilat, sot dukej më e bukur se kurrë. “Dukej si në gjumë aq të bukur e kishin bërë, të veshur nuse me të bardha”,- thonë ata.
Koleget treguan ndër të tjera se nuk kishin vërjtur ndonjë mërzi e aq më pak shenja depresioni që mund ta shtynin drejt një akti të tillë shoqen e tyre.
“Ishte vajzë që ndihmonte familjen, e pjekur dhe e përgjegjshme në maksimum. Me pagën e saj mbante familjen që jetonte në fshat”,- thanë ato ndër të tjera.