[sgmb id=”1″]
Një vajzë 13-vjeçare u ngacmua seksualisht nga mësuesi 64-vjeçar në një shkollë të Tiranës, ndërkohë që nëna e saj doli dje publikisht duke denoncuar ngjarjen në televizion.
Nga ana tjetër, motra e 13-vjeçares i dërgon sot një letër duke e vlerësuar për guximin, ndërsa thotë se ndjehet “xheloze” për atë që veproi motra.
Letra e 13-vjeçares
Jeta ka lumturi, suksese, gëzime etj., por paska dhe shumë hidhërim, trishtim dhe prova të caktuara nga Zoti për tu kaluar. Familja ime (ose më saktë motra ime) ishte zgjedhur nga Zoti për të kaluar një sprovë jashtëzakonisht të madhe dhe të vështirë.
Deri para disa ditësh unë mendoja se pse Zoti zgjodhi që motra ime të ishte viktima, pse ishte ajo që duhet të vuante që fëmijë? Por më pas e kuptova se Zoti e ka një arsye dhe se ai zgjedh engjëjt për të kaluar këto sprova me sukses. Unë u xhelozova shumë për motrën time këto ditë.
Tani po mendoni si mund të xhelozohet një person për motrën e vet për një fatkeqësi të tillë? Po, është e vërtetë, u xhelozova sepse një fëmijë vetëm 13 vjeç u tregua aq e fortë dhe e guximshme saqë edhe një i rritur nuk do ta bënte. Ajo doli fitimtare dhe kokëlartë nga kjo histori.
Vetëm një pyetje kam për ata persona (që jam e bindur që janë shumë pak) që thonë “pse e denoncuat?” ose “pse e bëtë publike? Në qoftë se vajza/motra/mbesa apo kushërira juaj do të ishte në vendin e motrës sime, ju do të vazhdonit të heshtnit?
Ajo jo vetëm që shpëtoi veten e vet, por edhe shumë vajza të tjera, sepse ka plotë viktima të atij profesori që vazhdojnë të heshtin për shkak të mendimit të njerëzve.
Për ju që heshtni ka më shumë rëndësi jeta juaj dhe fëmijës tuaj apo mendimi i njerëzve? Por megjithatë në këtë botë nuk ka vetëm kafshë, por ka edhe njerëz”.