Loading...

U arrestua në Itali, zbulohen provat që fundosën golashënuesin shqiptar.

[sgmb id=”1″]

Skandali i trukimeve ka përfshirë kampionatin amator të San Marinos, me protagonist kryesor një futbollist shqiptar. Armando Aruci, sulmuesi kryesor i Virtus dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit të San Marinos, dje është arrestuar nga policia italiane pikërisht pak minuta para se të merrte trofeun e futbollistit më të mirë pas finales së kampionatit mes Tre Pene dhe La Fiorita.

Sipas “Il Resto Del Carlino”, sulmuesi shqiptar ka një rol kryesor në manipulimin e ndeshjeve të skuadrës së tij. Pak kohë më parë, policia arrestoi portierin e Virtus, Masimiliano La Monaka, të cilit iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme kanabisi në makinë.

Lo Monaka është lënë i lirë pak ditë më parë, por duket se ka dhënë dëshmi të mjaftueshme për të çuar në arrestimin e Arucit. Ata dyshohet se kanë manipuluar rezultatin e ndeshjes Virtus-San Xhovani, të vlefshme për Kupën e San Marinos, e cila u mbyll me fitoren 1-0 të miqve.

Këta të fundit kishin një koeficient shumë të lartë për të arritur një fitore të tillë dhe është vënë re një fluks i madh bastesh sidomos në Kampania dhe Sicili me fitime që kanë kaluar shifrën e 300 mijë eurove.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com