Loading...

TURISTËT , RRITET NUMRI I TË HUAJVE QË VIJNË ME PUSHIME!

[sgmb id=”1″]

Edhe pse situata politike në vend ka qenë e paqartë, kjo nuk i ka trembur të huajt që të vizitojnë Shqipërinë. Instituti i Statistikave raportoi se numri i shtetasve të huaj, që kanë hyrë në Shqipëri u rrit me 13.4 për qind në katër muajt e parë të vitit.

Sipas INSTAT, për periudhën janar-prill në Shqipëri kanë hyrë mbi 961 mijë të huaj, nga 848 mijë që ishte shifra për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 
Të dhënat tregojnë se pjesa dërrmuese e të huajve, rreth 98.3 për qind, kanë hyrë në Shqipëri për qëllime personale. Por brenda këtij grupi rritja më e fortë është shënuar në numrin e të huajve që vijnë në Shqipëri për të pushuar, edhe pse ende nuk ka filluar sezoni turistik. 
Sipas INSTAT, nëse në janar-prill të vitit të kaluar erdhën për pushime vetëm 91 mijë e 500 të huaj, këtë vit shifra ka shkuar 234.7 mijë ose 2.6 herë më shumë duke paralajmëruar kështu një tjetër sezon të  mirë turistik, pas atij të vitit të kaluar. 

Por edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë shtetit, për të njëjtën periudhë. Sipas INSTAT, për 4-mujorin e parë të vitit u regjistruan 1 milionë e 475 mijë dalje të shtetasve shqiptarë ose 5.8 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com