[sgmb id=”1″]
Presidenti Donald Trump i kërkoi shefit të FBI-së, James Comey, t’i japë fund hetimit për lidhje të ish këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, Flynn me rusët.
“Unë shpresoj se ju do të hiqni dorë nga kjo çështje”, thuhet t’i ketë thënë Trump, z.Comey, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, në muajin shkurt, sipas një memo të shkruar nga ish kreu i FBI-së. Memo është shkruar menjëherë pas takimit, një ditë pasi Michael Flynn dha dorëheqjen.
Shtëpia e Bardhë ka mohuar këtë raport nëpërmjet një deklarate, ku thuhet: “Presidenti nuk i ka kërkuar z. Comey, apo dikujt tjetër, për ti dhënë fund ndonjë hetimi, apo hetimit që përfshin Flynn”.
Michael Flynn u detyrua të largohej nga detyra në muajin shkurt, pasi nuk kishte raportuar bisedat e tij me ambasadorin rus, te Trump, përpara se ky i fundit të bëhej president.