Gjon Misri është banori i parë i Tragjasit të ripopulluar. Ai ka jetuar në shpellën e Kavasanit. Kjo shpellë gjendet në brinjën e malit të Lungarës, afër kreshtës së lartë gati 2000 m në vijë ajrore dhe gati 1100 m mbi nivelin e detit, në verilindje të fshatit dhe në lindje të fshatit të ri.
Gjon Misri për të gjetur një strehë në vendet e ulëta, ku kishte dhe të dhëna se dikur kishin banuar të parët e tij, arriti pikërisht atje ku kishte dhe burime uji. Vendi ishte i pyllëzuar dhe kërkoi ku mund të gjente një strehë.
Duke prerë shkurre e ferra, afër burimit zbuloi murin e një shtëpie të parrenuar e të nxirë nga myshku i kohës. Si e zbuloi plotësisht, pa se ishte një shtëpi e gatshme, me mure guri, e paprishur dhe e mbyllur me një çelës, që ishte brejtur nga ndryshku.
Pasi hapi derën, gjeti një dhomë të errët që ishte 10-12 m e gjatë dhe 4 me 3 e gjerë, e shtruar me korosan (dysheme) prej llaçi gëlqereje. Nën dysheme ishin 2 bodrume (binca).
Në fund të dhomës ishte vatra e zjarrit. Çatia ishte e mbuluar me qeramidhe të mëdha. Dhoma kishte 2 penxhere (dritare).
(Historiku i Tragjasit)
[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]