Loading...

Tiranë, gruaja rreh drejtoreshën e shkollës ku i mëson i biri!

[sgmb id=”1″]

Një grua 46-vjeçare u arrestua gjatë ditës së djeshme nga Policia e Tiranës, ndërsa dy fëmijët e saj do të procedohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohen se kanë kanosur drejtoreshën e një shkollë në kryeqytet.

Ardiana H, me banim në Tiranë, në ambientet e brendshme të shkollës, ka goditur drejtoreshën V.G. Ndërsa 18-vjeçarja H.H ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar.

Së bashku me djalin e saj 16-vjeçar me inicialet G.H, nxënës në këtë shkollë, ata kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë të cilët erdhën në vendngjarje.

Gruaja dhe fëmijët i kanë kundërshtuar efektivët gjatë kohës që ata kryenin veprimet procedurale për ngjarjen. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com