[sgmb id=”1″]
Një person në Tiranë është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit i akuzuar për vjedhje.
I dyshuari është Danjel Tafmizi, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Qemal Stafa”, u kap duke tentuar të vjedhë kasafortën e dyqanit të shtetasit N. N., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u pikas në kohë nga i zoti i dyqanit, duke bërë që të ndërhyjë policia dhe ta arrestojë. Ndaj Tamfizit vijojnë ende hetimet për zbulimin e rasteve të tjera ku mund të jetë i përfshirë