Loading...

Sulm terrorist në Mançester, mbi 19 viktima dhe 50 të plagosur.

[sgmb id=”1″]

Policia britanike njofton se të paktën 19 vetë kanë humbur jetën dhe 50 janë plagosur nga një shpërthim masiv të hënën mbrëma në një arenë të Mançesterit ku sapo kishte mbaruar një koncert roku.

Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi ylli i muzikës pop Ariana Grande kishte përfunduar shfaqjen.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe se njerëzit kishin filluar të largoheshin me vrap në të gjitha drejtimet

Policia tha se tani për tani po e trajton ngjarjen si terrorizëm

Një zëdhënës i këngëtares tha: “Ariana është mirë. Ne vazhdojmë të hetojmë se çfarë ka ndodhur”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Ariana Grande, 23-vjeç, ndodhet në një tur ndërkombëtar për albumin e saj të vitit 2016, “Dangerous Woman”.Voa

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com