Loading...

Sot nis edhe turneu “Lazio Cup” në Itali ku do të marrë pjesë edhe skuadra përfaqësuese shqiptare e U-19, nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdanit.

[sgmb id=”1″]

Sot nis edhe turneu “Lazio Cup” në Itali ku do të marrë pjesë edhe skuadra përfaqësuese shqiptare e U-19, nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdanit. Prej së dielës ekipi kombëtar shqiptar gjendet në Itali ku po përgatitet për sfidat e këtij turneu. Një garë e cila ishte konfirmuar kohë më parë edhe nga Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF. Gjatë mbrëmjes së djeshme në takimin zyrtar me delegacionet përkatëse trajneri Bogdani u vlerësua edhe me një çmim mirënjohjeje nga organizatorët e turneut, dhe pikërisht mori trofeun vlerësuar “Maurizio Maestrelli”, vlerësim pikërisht për trajnerët më të pikasur. Nisur edhe nga fakti që Bogdani ishte fitues i trofeut “Roma Caput Mundi” muaj më parë, trajneri Bogdani dhe skuadra beson sërish në këtë turne të radhës. Sot në orën 17.00 Shqipëria luan me ekipin e Racing Roma, teksa do të ketë edhe dy kundërshtarë të tjerë në grup që janë skuadrat e Fiorentinës dhe Cassinos. Në datën 24 maj skuadra kombëtare do të ndeshet me ekipin e Cassinos , ndërsa më 25 maj do të luajë takimin e tretë në grup me Fiorentinën. Koordinatori i skuadrës në këtë turne, Denis Lilo përcjell edhe faktin që situata në skuadër është shumë optimiste dhe ku Bogdani kërkon nga djemtë maksimumin për të sjellë në Shqipëri, pse jo edhe një trofe të tillë. Për tre ditë do të luhen tre ndeshje, dhe takimet do të jenë, sipas rregullores me 2 pjesë nga 30 minuta secila.

bogucmim


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com