[sgmb id=”1″]
Disa kompani farmaceutike kosovare kanë rënë viktimë e tri fabrikave të barnave nga Serbia, të cilat këtyre ua kanë shitur barnat me CPP të falsifikuara. Barnat në vlerë prej 3 milionë eurosh janë bllokuar prej më shumë se pesë vjetësh. Rreth rastit në fjalë Policia ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori e këta thonë se është e pamundur të identifikohet rasti, shkruan sot, gazeta Zeri.
Rreth 10 kompani farmaceutike kosovare janë në hall me institucionet e shtetit, pasi që prej më shumë se tre vjetësh nëpër depot e tyre janë bllokuar një sasi e madhe e barnave me origjinë nga Serbia.
Tri kompani serbe të barnave “Hemofarm”, “Jugoromedia” dhe “Zdravlje”, duke falsifikuar Certifikatat e Kualitetit të Produkteve (CPP) për një kohë të gjatë u kanë shitur kompanive kosovare sasi të madhe të barnave esenciale, të cilat janë përdorur kryesisht nëpër institucionet publike shëndetësore në vend.
Por pas një hetimi ndërkombëtar, ku kanë qenë të përfshira Policia e Kosovës, EULEX-i dhe INTERPOL-i, ka rezultuar se CPP-të që kanë sjellë ato në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) kanë qenë të falsifikuara, ku dhe me vendim të autoriteteve kosovare është bllokuar një sasi e barnave në vlerë prej më shumë se 3 milionë eurosh.
Për shkak se kanë kaluar më shumë se tre vjet prejse barnat janë bllokuar, tash të gjitha ato janë më afat të skaduar dhe si të tilla nuk mund të përdoren. Pronarë të kompanive kosovare që kanë rënë viktimë të kompanive serbe po ankohen se kanë humbur, por edhe po humbin shuma të mëdha parash pasi ata prej më shumë se tre vjetësh po paguaj qira për t’i ruajtur produktet nëpër depo.
Sipas tyre, institucionet e vendit duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyre që kompanitë serbe të cilat kanë falsifikuar CPP-të të dalin para drejtësisë