Loading...

SKANDALI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR, ZBARDHET DËSHMIA, ÇFARË THA EMILJANO VILA NË PROKURORI!

[sgmb id=”1″]

Emiljano Vila pranon para hetuesve vërtetësinë e bisedës së publikuar në “Fiks Fare” ku ai është regjistruar teksa fliste me shtetasin Drini Çaushi.

Futbollisti është marrë në pyetje në kuadër të hetimit që inicioi policia e Tiranës pas publikimit të përgjimit në emisionin “Fiks Fare”, ndërsa çështja është regjistruar tashmë si procedim penal edhe në Prokurorinë e Tiranës.

Para oficerëve të hetimit të krimit ekonomik dhe korrupsionit, Vila ka thënë se Drini Çaushin e ka të njohur prej vitesh, që prej kohës kur kanë qenë bashkë në Greqi.

Sipas Vilës, tri ditë para bisedës së regjistruar, Çaushi e ka telefonuar dhe i ka kërkuar të flisnin “vetëm për vetëm”. Vila thekson më tej se Çaushi i ka kërkuar që të shkarkojë aplikacionin IMO dhe të flisnin përmes këtij programi, gjë që futbollisti thotë se e ka bërë në telefonin e tij “Samsung S7”.

Po kështu, sipas dëshmisë, Vila ka qenë në dhomën e hotelit kur është zhvilluar biseda ndërsa Çaushi ia ka përsëritur se duhej të ishte vetëm, madje i ka kërkuar të hapë kamerën për të parë se vërtet nuk kishte persona të tjerë në dhomë. Gjatë kësaj bisede, sipas Vilës, Çaushi i ka kërkuar që “ai vetë ose shokë të skuadrës të shikonin mundësinë e tolerimit të kundërshtarit në ndeshje”.

Menjëherë pas kësaj bisede, Vila ka thënë para hetuesve se ka shkuar te presidenti i ekipit, duke e informuar në lidhje me këtë rast. Në referimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës thuhet se është kërkuar marrja në pyetje e Drini Çaushit, por nga sistemi TIMS ka rezultuar se ai ndodhet jashtë Shqipërisë…!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com