[sgmb id=”1″]
“Fiks Fare” denoncon një videoskandal për trukimin e ndeshjeve në kampionatin shqiptar, ku një menaxher futbollistësh ofron parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës.
Biseda korruptive zhvillohet ndërmjet menaxherit, Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior të Kukësit, si dhe Emiliano Vilës, futbollist i Partizanit, pikërisht për ndeshjen mes këtyre dy ekipeve që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”.
Çaushi ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21.
Gjatë bisedës të transmetuar në “Fiks Fare” doli qartë se menaxheri ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës, teksa i kërkon futbollistit të Partizanit në mënyrë të drejtpërdrejtë që të jetë tolerues në fushë, pikërisht në ndeshjen e rëndësishme për titullin kampion. Madje i ofron edhe parà, duke i përmendur emrat e drejtuesve të ekipit të Kukësit, menaxherit të përgjithshëm Naim Halili dhe presidentit Safet Gjici.
Menaxheri, që prezantohet në bisedën telefonike me futbollistin e Partizanit me emrin Drini, këmbëngul disa herë që biseda e tyre të kryhet nëpërmjet një programi që nuk mund të regjistrohet dhe përgjohet